Nga Kliti Kote
Une jam natyre kritike. Keshtuqe kam qene qysh i vogel. Keshtu u bera edhe musliman, duke pasur mendimin kritik dhe hulumtues mbi krishterimin. Dhe sot kam vendosur te jem ne Islam i vetem. Kam vendosur ta besoj Allahun i vetem. Kam vendosur te mendoj gjithcka vetem me koken time sepse keshtu me duket e drejte. Sepse Islami sot eshte ne sproven me te madhe. Islami ne Shqiperi eshte i sprovuar deri ne skajet e tij me te thella. Une i kam njohur dhe jam munduar te jem pjese e shume prej levizjeve, xhemateve, ideve dhe mendimeve politike te Islamit ne Shqiperi, por me vjen keq ta them qe kudo ku kam shkuar dhe ku kam degjuar dhe ku jam bere pjese, kam pare pazare dhe njerez te shitur dhe te blere. Histori matrapazesh, histori me pazare, histori me agjentura, histori Saudish, Irani dhe Turqie. Histori me influenca dhe interesa. Histori vehabistesh, tekfiristesh, selefistesh turqish e shiitesh. Ju do thoni qe keshtu funksjonon. Ndoshta keni te drejte, por une mendoj qe kjo eshte nje katrahure e shemtuar perpara kijametit te madh. Ky eshte nje lemsh me njerez qe ne thelb nuk kane parim themelor besimin ne Allah dhe praktikimin e asaj qe Allahu urdheron dhe trumbeton me te madhe ne Kuran. Njerez munafik, njerez qe paguhen, njerez qe nuk flasin dot te verteten pasi i paguan Turqia, Gyleni, Irani apo Saudia. Epo me vjen keq vellezer, ky mua nuk me duket Islami qe me urdheron Allahu. Kete nuk na e meson as Kurani dhe as suneti i profetit Muhamed a.s. As jeta dhe vepra e Hazretit Ali nese doni.
Lexoj lajmet mbi islamin perdite; Vellavrasje, vellasharje, intriga, mallkime mes muslimaneve, mes njeri-tjetrit. Kjo eshte e poshter, kjo eshte e lige dhe kjo eshte veper e shejtanit. Sa me shume te bashkohesh ne keto levizje, aq me afer shejtanit e ndjen veten. Une nuk e dua kete. Une e kundershtoj kete gje. Fundja vetem kemi ardhur ne kete dynja dhe vetem do te shkojme. Perpara Allahut do te japim llogari per veprat tona dhe jo per veprat e miletit, per veprat e agjenturave apo te diktaturave qe te mbyllin gojen per interesa qe ndonjehere bien ndesh me Islamin dhe fjalen e Allahut. I jam mirenjohes shume muslimaneve dhe hoxhallareve qe i dua fort per hir te Allahut dhe nuk jam e nuk behem kurre mosmirenjohes per te mirat. I falenderoj sa here qe i kujtoj per gjithcka cfare kane bere per mua. Por nuk me pelqen aspak kjo gjendje e mjerueshme e Islamit ne Shqiperi. Ky eshte turpi jone qe do te na ndjeke deri ne diten e kijametit.
Comments
Post a Comment