Shkruar me 13 Mars 2024.
Muslimanet dhe Katoliket shqiptare
Ne keto 8 vite si musliman i konvertuar kam vene re nje fenomen shume te ngjashem midis muslimaneve dhe katolikeve shqiptare. Ekstremizmin ne te dyja palet. Nese nga ana e muslimaneve ti ke nje mendim ndryshe, te argumentuar dhe racional, ne ceshtjet fetare, qe shkon kunder vijes se pergjithshme te hoxhallareve - apo te dijetareve qe kane studiuar vetem fe ne Arabi dhe asnje shkence tjeter te kesaj dynjaje, atehere ti ke shume rrezik qe te shpallesh qafir ose i devijuar pa asnje argument, por thjeshte me thenien ''Ka thene filan dijetar dhe pike''. Ekziston edhe nje shprehje e rendomte; ''Kujdes vella 'filani' sepse keshtu del nga Islami'', Qesharake! Ka edhe nga ata qe te nxjerrin agjent apo te lidhur me Turqine, Iranin, Arabine apo ku di une me cfare tjeter dhe fantazojne e pergojojne 1 mije e 1 gjera te paqena per ty, biles ka edhe nga ata qe thone se nese do te ishte sheriati ti do te ishe denuar rende per keto mendime kunder linjes diktatoriale te mendimit. Ka edhe nga ata qe te kercenojne. Me vjen keq per kete!
Nga ana tjeter ka nga ata katolik shqiptar qe nese je musliman shqiptar te shpallin turko-mongolo-arab. Nese je orthodoks shqiptar te thone grek. Te heqin te drejten e kombesise dhe te thone qe nuk je shqiptar. Nese je i konvertuar ne Islam te thone qe je i paguar, je agjent dhe ke marre perfitime te medha qe je bere musliman. Biles kam degjuar qe bejne edhe thirrje per debimin apo edhe zhdukjen e muslimaneve shqiptare. Te kercenojne me vrasje ne menyrat me horrorr te mundshme. Kam degjuar edhe shume histori te verteta nga babai dhe gjyshi im sesi katoliket shqiptare ja fusnin njeri-tjetrit ne menyra te ndryshme, pavarsisht hipokrizise dhe fasades se madhe mitike e patriotike, sikur e duan shume njeri-tjetrin.
A ju duken tani te ngjashem keta lloj muslimanesh dhe katolikesh? Ne fakt kam vene re qe keta lloj jane shume ne Shqiperi!
Nga ana tjeter kam vene re qe orthodokset shqiptare jane njerez me te bute ne pergjithesi. Jane me te mencur dhe me te matur ne ceshtje te ndryshme si fetare dhe jofetare. Jo se jane te kulluar e te uruar sepse pyll pa derra nuk ka, por bejne nje lloj diference.
Kjo qe po shkruaj lidhet qarte edhe me historine e Shqiperise qysh prej 1912 dhe deri me sot. Ne fund te fundit koha dhe historia vertetojne gjithcka. Me vjen keq qe keto fjale i them ne muajin e shenjte te Ramazanit, por kjo eshte nje vertete e hidhur qe assesi nuk duhet lene pa u thene.
Comments
Post a Comment