Nga Kliti Kote
Ne kohen sapo isha konvertuar ne Islam diku nga vitet 2014-2015 dhe isha shume entuziast per Islamin dhe muslimanet - flisja me superlativa per hoxhallaret dhe muslimanet ne teresi - nje plak i vjeter qe njoha ne xhamine Etem Beu me tha: ''Je i ri ne Islam, keshtuqe merre fene avash avash, mos ju beso muslimaneve, por Islamit dhe Allahut. Muslimanet, une ti dhe keta te tjeret jemi te perkohshem dhe do te vdesim. Ne mos sot neser, ndersa Islami dhe Allahu nuk do te vdesin kurre. Keto fjale kane qene udherrefyesi im ne besimin tek Allahu. Nese do te besoja te muslimanet, do ta kisha lene Islamin me kohe. Njoh disa njerez, shok, cuna shume te mire qe e kane lene Islamin nga zhgenjimet qe kane marre nga hoxhallare dhe muslimane qe faleshin 5 here ne dite dhe benin 1 mije 1 te zeza. Disa edhe i kam miq akoma ketu ne facebook. Dua ti them qe Islami eshte fjala e Allahut. Islami eshte Kurani. Islami eshte ai qe tregonte dhe shperndahu Muhamedi a.s. Keshtuqe mos u zhgenjeni nga hoxhallare apo muslimane haxhilere dhe 5 vaktlinj. Mos u zhgenjeni nga pabesite e munafikeve. Mos u zhgenjeni nga hipokrizia. Mos u zhgenjeni nga perkohshmeria. Mos u marrosni nga bukurite e kesaj dynjaje qe nuk eshte gje tjeter vecse nje enderr mashtruese. Mos ecni me shprehjen 1 jete kemi dhe ta jetojme ne maksimumin e saj. Perjetesia eshte me e gjate se kjo jete, duhet menduar me shume per te.
Comments
Post a Comment