Renia e Assadit dhe Islami ne Shqiperi

 


Po te shikoni me vemendje Islamin ne Shqiperi keto kohe do te kuptoni tre gjera:

1- Ata qe qajne hallin se do ju presin riskun nga Irani.
2- Ata qe fryhen dhe gezojne se do ju shtohet risku nga Turqia.
3- Ata qe nuk flasin fare sepse jane ''ok'' me politikat e Gylenit, Muhamed bin Selmanit apo Muhamed bin Zajedit.
Te gjithe keta ne nje menyre apo tjeter mundohen qe t'ja fusin njeri-tjetrit me tekfire, pergojime dhe thashetheme per te fituar pike tek eproret e tyre qe i mbajne me lek. Te gjithe shpifin per njeri-tjetrin dhe jane bere si ato plakat e keqija. Nese nuk je me ndonje nga keto sekte ata mund te te shpallin edhe qafir.
Ndersa Siria, Palestina, Gaza apo Libani digjen masakrohen dhe vidhen nga Zionistet, muslimanet tane krihen dhe ketu me kujtohen bejtet e te madhit Saadi Shirazi i cili ne vepren e tij te madhe Gjylestani dhe Bostani, tallet me ''dijetaret'' e Islamit qe shiten dhe blihen ne oborret mbreterore per pak para, nderkohe qe muslimanet vuajne per buken e gojes dhe nga diktaturat e ketyre mbreterve.

Comments