Deshtimi i Bashar Al Assad dhe renia e Sirise

 


Ne te gjithe kete zallamahi te madhe ne Lindjen e Mesme me ate qe po ndodh ne Siri kam kuptuar disa gjera:

-Sirine e humbi Assadi per faj te tij, jo per faj te Erdoganit, as te Putinit dhe as te Izraelit. Assadi tregoi qe ishte nje lider i dobet dhe deshtak ne Siri. Nese Assadi do te ishte i fort, nese do te kishte shtet e ushtri te fort, nese do te kishte popullin ne krah nuk do te binte. Pra faji kryesor i renies eshte vete Assadi, cka nenkupton qe ka qene vertete nje diktator gjakatar dhe nje njeri qe populli i tij e urrente. Per 1 jave te pushtosh nje shtet si Siria do te thote qe ai shtet ishte i rrenuar totalisht.

-Ra miti i Rusise dhe Iranit ne Lindjes e Mesme, si mbrojtesit e medhenj te Sirise dhe besniket e Assadit. Ndoshta Assadi dhe familja e tij jetojne si mbreter ne Rusi, por ajo qe u kuptua ishte qe Assadi bashke me ruset e shiten Sirine. Per kete ka shume goje te liga qe flasin per pazare ne underground mes Putinit dhe Erdoganit, Rusise dhe Izraelit, apo mes Putinit dhe Donald Trumpit pasi keto zhvillime ndodhen fill pas deklaratave te Zelenskit per leshim terroritori ndaj Rusise.

-Turqia tregoi edhe njehere qe ka force te madhe ushtarake dhe eshte e pabesueshme ne lojen e saj. Turqia tregoi qe eshte nje vend qe nuk i zihet bese qofte nga perendimi, qofte edhe nga lindja. Erdogani po tregon qe luan piset dhe me rrezikshmeri te larte, qofte per Turqine, por edhe per rajonin e Lindjes se Mesme, pasi renia e Sirise mund te jete edhe renie e Palestines dhe Libanit. Loja egoiste dhe e piset e Erdoganit tregon qe ai mund te bej edhe pakt me djallin, per pushtetin e tij dhe per Turqine Kemaliste.

Me fjale te thjeshta perfundimi eshte ajo qe une e them gjithmone, qe muslimanet sot jane kthyer ne armiq te njeri-tjetrit. Ajo cfare po ndodh sot ne Lindjen e Mesme eshte shembelltyra e vertete e gjendjes se Islamit dhe Muslimaneve sot ne bote.

Comments