Cfare reflektoi mbi boten muslimane renia e Assadit

 


Renia e Assadit dhe situata ne Siri vertetoi edhe njehere sesa percarje te thelle ka Islami sot ne bote. Vertetoi injorancen e thelle te muslimaneve. Vertetoi pazaret e munafikeve qe shfaqen ne skenen politike si sulltaner dhe kalifer. Vertetoi qe ideologjia e tekfirit eshte me e forte se kurre. Vertetoi ndasite e medha Iran - Turqi - Arabi. Vertetoi gjithashtu mbreterimin e Izraelit dhe Zionisteve, te cilet duket se jane ne rruge te lire, me te forte dhe me te bashkuar se kurre ne plotesimin e profecive te tyre, qe konkludojne ne rrenimin e Krishterimit dhe Islamit, shkaterrimin e Xhamise Aksa dhe ndertimin e tempullit te Solominit nga ku Mesia i tyre do te mbreteroje boten.

Ajo qe me ka bere pershtypje keto dite ne mediat shqiptare jane muslimanet qe flasin per keto ceshtje. Jane disa miq te mi, muslimane, te cilet dalin dhe flasin per situaten me shume zell neper te gjitha mediat. Nga njera ane mbrohet Irani dhe nga ana tjeter Turqia. Duket sikur lufta qe zhvillohet ne Siri, ka nisur edhe ketu neper mediat tona midis muslimaneve tane. Nisur nga kjo me ben te kuptoj se cfare do te thote te jesh njeri i lire, te kesh mendim te lire dhe te kthjellet ndryshe nga mendimi i paguar politik. Mjafton te shohesh cfare ndodh ne katundin tone, qe te reflektosh mbi situaten e Islamit sot ne bote. Ndersa Izraeli eshte bere gati te pushtoje Sirine dhe te realizoje endrren e madhe per Izraelin e madh, muslimanet tane qe nga Shqiperia e deri ne Malajzi merren me Iranin dhe Turqine, kush e kush ta mbroje me shume ate qe e paguan me mire.

Me vjen te qesh dhe te qaj. Nese keta njerez do te kishin pushtet jam i sigurt qe do te kishin bere njesoj si Assadi dhe Erdogani. Kane te njejten retorike, asgje nuk ndryshon. Kjo eshte lufte per pushtet jo per Islam. Lufte per pazare. Nuk ka asnje ideal. Nuk ka asnje hadith. Nuk ka asnje grimce Kurani.

Ndoshta une jam idealist i semure ose edhe budalla ne mendimin e ketyre njerezve, sepse kur Allahu kritikoi edhe profetin e Tij ne Kuran, cfare jemi ne te tjeret fundja?! Kur u kritikua edhe profeti i Zotit - kur edhe ai ishte thjeshte njeri qe kishte gabime si te gjithe njerezit - pra nuk ishte as shenjtor - as biri i Zotit dhe as perfekt - cfare do te themi per njerezit e tjere valle?! Ndoshta keta kane te drejte te paguhen dhe te mbrojne sa Erdoganin dhe sa Ajatollahun. Mbase une jam gabim.

Epo ketu dalim tek Hadithi i profetit Muhamed A.S. qe shumica e xhennetit do te jete me fukarenj. Pse do te jete me fukarenj shumica e xhennetit dhe jo me sulltaner? Ma thote dot njeri qe ta kuptoj edhe une?

Mjafton te lexosh dhe studiosh Kuranin dhe e kupton sesa e piset eshte loja qe luhet sot ne emer te Islamit.

Comments