A eshte vertete ''haram'' qeni ne Islam?

 


Nga Kliti Kote

Une jam mysliman sunit ne akide ama politikisht me pelqen islami shiit. Menyra sesi falem, hadetet dhe ritet mundohem t'i ndjek sipas medhhebit hanefi pasi me duken me afer asaj qe Allahu na meson dhe urdheron ne Kuran.
Gjithashtu mendoj qe ideologjia dhe filozofia politike e Imam Khomeinit eshte gjeniale. Per mua Imam Khomeini eshte nje nga njerezit me te ditur dhe me guximtar qe ka pasur Islami ne teresi. Por ne te dyja keto sekte te medha te Islamit, shikoj dicka qe shpesh me ben pershtyje.
Ato jane hadithet qe bien ndesh me Kuranin edhe pse konsiderohen te sakta nga shume ulema. Fjala bie qeni ne Islamin sunit por edhe shiit trajtohet si kafshe e mallkuar dhe e piset bazuar kjo edhe ne hadithe. Nderkohe qe ne Kuran, ne suren Kehf eshte i permendur si nje kafshe besnike e cila fle ne hyrjen e shpelles sebashku me banoret e shpelles.
Ketu me lind nje pyetje shume intriguese; Kur paska qene kaq e mallkuar, e ndyre dhe e piset si kafshe, pse Allahu e lavderon ne nje nga suret me kryesore te Kuranit? Pse nuk ishte macja por qeni? Pse pikerisht e permend qenin vete Zoti? Mund te ekzistonte edhe arsyeja e mos permendjes fare te kesaj kafshe nese do te ishte kaq e keqe sa largon edhe engjejt.
E pra hadithet rreth qenit qe largon engjejt, qe duhet ta vrasim nese eshte i zi sepse eshte shejtan dhe qe eshte i piset edhe i ndyre nuk me duken te sakta. Cdo kafshe e cila jeton ne natyre, jeton ne nje bote te eger dhe eshte e piste. Ama ne perendim ti mund te shohesh qen qe jane me te paster se njerezit, sot trajnuesit e qeneve kane arritur ti tregojne botes se qeni eshte nje kafshe me inteligjence shume te larte dhe mund te trajnohet aq mire saqe ta ruaje pastertine e tij.
Jo vetem kaq por nese lexojme pak shkence rreth transmetimit te infeksjoneve nga kafsha tek njeriu, macja eshte shume here me e rrezikshme se qeni.
Gjeneralizimi i qenit mua me duket si bejte apo bestytni beduinesh. Apo me sakt njerez si Ebu Hurejrja - qe transmeton keto lloj hadithesh - nese lexon historine ai vete ishte dashuruesi me i madh i maceve dhe eshte fakt shkencor ne psikologji, qe shume njerez qe jane te lidhur fort me macet i urrejne qente apo edhe e kunderta.
Jo vetem ne lidhje me qente por ka hadithe te tjera qe flasin per vrasjen e kafsheve, shpendeve, insekteve dhe zvarranikeve te tjere. Shume nga keto mua me duken bestytni apo fiksime njerezish dhe nuk i pranoj dot si te verteta pasi per me shume bien ndesh edhe me Kuranin dhe fjalen e Allahut. Ka edhe hadithe politike qe mbajne anet sipas interesit politik. Edhe keto me duken te dyshimta.
Gjithsesi kafshet jane krijim madheshtor i Allahut, kane shpirt, jane inteligjente dhe jane te dashura nese i duam. Urrejtja mbjell dhe korr vetem urrejtje.

Comments