Kritikat e mija per muslimanet


Në këto vite si musliman praktikant, kam njohur shumë muslimanë. Kam punuar me muslimanë. Kam jetuar me muslimanër të shumë sekteve, traditave dhe medhhebeve.

Një gjë më ka bërë përshtypje më shumë; Shumë nga këta faleshin 5 vakte, biles më kritikonin për qëndrimin në namaz, këta nuk pinin alkool dhe nuk hanin mishin e derrit, por pinin gjakun e punëtorëve të tyre dhe ju hanin hakun sa më shumë të mundeshin.

Falnin namaz dhe pasi ngriheshin nga sexhdeja benin qindra dallavere, mashtrime dhe të futme njëri me tjetrin. Kam parë burra zamani me mjekër që falnin namazin dhe ngacmonin gratë apo vajzat e shokëve (vëllezërve muslimanë). Hajdutlliqe me sadaka e me bamirësi.

Përdorim të mjekrës dhe emrit të Allahut sikur të ishte emri i diçkaje pa vlerë. Kam dëgjuar tekfire dhe përgojime aq shumë saqë ma bënin kokën daulle ku burra me një okë mjekër më dukeshin si ato plakat e lagjes që merren me llogje kavaje natë e ditë.

Kam parë muslimanë që i trajtonë gratë si bagëti. Kam parë edhe muslimanë që nuk të japin selam fare. Kam parë muslimanë që e duan Islamin dhe Allahun për interes dhe për këtë më vjen shumë keq.

Allahu na i njeh zemrat më së miri, por e bardha është e bardhë dhe e zeza është e zezë. E vërteta duhet thënë edhe kur ajo bie kundër nesh; ka thënë profeti Muhamed a.s.

Comments