Histori Personale.
Une, Kliti Kote, dikur i urreja xhamite, isha islamofob i tmerrshem duke nisur qe ne familje, farefis e duke vazhduar deri ne shoqeri, rruge e kudo.
Isha edhe tolerant ne disa aspekte - pasi babai im ishte njeri shume tolerant, ama kisha nje urrejtje te madhe per Islamin ne teresi. Duke qene se jam rritur dhe edukuar nga gjysherit e mi filogreke, u rrita me fryme islamofobe qe ne djep, pa mohuar asnjehere edukaten dhe kulturen e tyre qe ishte per tu marre shembull, por ata kishin fobi nga Islami dhe muslimanet.
Sipas tyre nga mesimet e marra me direktiva greke, Islami ishte feja e djallit, kete ma thoshin gjithmone, ndoshta edhe nga injoranca - pasi nuk dinin pothuajse asgje per Islamin.
U pagezova ne kishen orthodhokse autoqefale te Tiranes, me at Aleksin, i cili me tha se tani e tutje ti je orthodoks dhe nese ben gabim e ndryshon fene tende, atehere ben mekat qe nuk te falet kurre.
Shkoja shpesh ne kishe qysh i vogel edhe kur u rrita. Kur isha i vogel, me jepnin Kuranin qe ta zhgarravisja dhe te vizatoja mbi te. Ate Kuran une e kam akoma edhe sot. Ai eshte Kurani i gjyshit tim musliman, Hakiut. Ai na e kish sjelle dhurate kur kisha lindur une.
Pas shume vitesh, sot une jam musliman. E ku ka mrekulli me te madhe? Kush mendon se kjo ishte thjeshte nje rastesi e ka gabim. E kush e mendonte se djali me i perkushtuar ndaj kishes ne te gjithe fisin, djali i preferuar i gjyshereve orthodokse filogreke, do te dilte kunder te gjitheve duke pranuar Islamin?
E pra, kur Allahu i thote behu, ajo behet!
Comments
Post a Comment