Nje pjese e origjines time

 


Shkruar me 23 Janar 2024

Nga ky qytet kaq i bukur dhe hijerende vjen edhe nje pjese e origjines time greke. 

Ky qytet quhet Leskoviku. Qyteti me i larte ne Shqiperi (1220 metra mbi nivelin e detit). Nje qytet qe te ben ta duash, me njerez te mire, bujar, mikprites dhe me shume kulture. 

Ne kohen e Perandorise Osmane shumica e banoreve ishin muhamedane dhe pakica te krishtere orthodoks. Kishte nje harmoni fetare te mrekullueshme. Gjyshja me tregon se shtepia e babait te saj ishte si teqe, ku stergjyshi im mblidhte ne sofer te krishtere e muhamedane bashke, pasi ishte edhe nje nga tregtaret me me emer te zones - saktesisht tregtari i pare i atyre aneve qe bente eksport vere ne Greqi dhe shquhej per vreshtat dhe veren e tij - tradite te cilen daja i babait tim e vazhdon ende sot. 

Leskoviku ishte nje nga qytetet turistike mjaft te njohur te Perandorise Osmane, ku shume pushtetare osmane kalonin pushimet. Ishte qender Kazaje dhe kaloi deri ne qender Sanxhaku. Dikur kishte ne varesi krahinen e Permetit, Konices dhe Pogonit. 

Nga ketej kishte origjinen Zylyftar Poda (krahu i djathte i Ali Pashe Tepelenes). Por edhe Qamil Poda, apo Osman Leskoviku Gazepi, kolonel dhe akademik i njohur i shkolles osmane i cili kishte luftuar ne Canakale kunder pushtuesve britanike dhe qe ne ato kohe ishte nje figure mitike jo vetem ne ato ane, por kudo ku permendej ne Perandorine Osmane - si trim dhe teper i ashper, qe te trembte vetem me hijen e tij ndaj edhe nofken e kishte Gazepi. 

Ky qytet shquhej per kulturen e tij gjithashtu edhe artin e tij ne te gjitha fushat sidomos ne muzike me sazet e famshme te Leskovikut, me kengetaret brilante Hafize dhe Selim Leskoviku qe kishin emer ne te gjithe Perandorine Osmane, por edhe me pas me klarinetistin brilant Gaqo Lena. 

Banoret e ketyre aneve ishin nga te paret emigrante shqiptare ne Amerike, nder ta edhe stergjyshi im Trifon Kasapi, qe pasi u kthye tha: ''Shko ku te duash, por si vendi jot nuk ka!''. 

Por ky vend sot, ky qytet eshte i shkrete. Kultura, historia, njerezia dhe gjithcka tjeter sot jane shumezuar me zero. Ka mbetur vetem natyra e mrekullueshme, por qe te tremb me vetmine e saj. 

Leskoviku i bukur, i larte, hijerende dhe i vetmuar...

Comments