1 vit pa babain tim

 


Shkruar me 22 Shkurt 2023

Sot 1 vit pa babain tim. 

Kujtimet e tij nuk harrohen asnjehere. 

Me mua ishte shok, prind, krah i forte ku mbeshtetesha gjithmone. 

Qekur isha i vogel ishim te dy si shoke, keshtu na quanin te gjithe sepse shkonim bashke ne pune, me merrte me vete kudo neper dreka e darka me shoqerine e tij, me donte aq shume saqe vetem ai dhe Allahu e dine. 

Nje njeri shume tolerant, i mire, i ndershem, i forte, i vuajtur e me halle. I perndjekur familjarisht nga te gjitha sistemet dhe regjimet politike ne Shqiperi. Nje shok qe do ta donte cdo kush sic edhe ne varrimin e tij me shume kishte shok sesa fis. 

Nje muzikant i niveleve me te larta, njohes i te gjitha veglave muzikore, nje ze brilant qe kapte notat akute me lehtesi natyrale, qe shume kengetare sot nuk munden. Nje klarinetist i talentuar dhe spektakolar me kitare. 

Nje njeri me kulture, nga nje familje intelektuale me dy prinder shembullor. Nje njeri qe i respektonte dhe i donte prinderit në nje menyre te pashembullt. 

Nje njeri qe e donte dijen dhe me la pasuri nje biblioteke me 3500 libra. 

Njeri qe nuk prishte goje e zemer kurre. 

Prej tolerances se tij u bera musliman, nese do te kisha nje baba tjeter nuk i dihej ndoshta. Ai me donte aq shume saqe behej ndonjehere per mua edhe nene, baba shok e vlla. 

Edhe pse e mendoja vdekjen e tij, nuk e mendoja kurre dhimbjen dhe mallin qe do te me linte ne zemer. Te gjithe mendojne se dashuria e prindit per femijen eshte e shenjte, por harrojne ndonjehere dashurine e femijes per prindin. 

InshAllah babai im me ka falur sa here e kam merzitur dhe i kam hyre ne hak. Lus Allahun ta fali, ta meshiroje, t'i pranoje sevapet e tij dhe te na bashkoj ne xhenet. 

Lus Krijuesin e madh ta bej varrin e tij kopsht xheneti dhe ta lehtesoje nga cdo sprove e ahiretit. 

Mezi pres ta takoj serisht sepse sa me shume koha kalon aq me shume malli shtohet per te, prandaj te gjithe ju qe i keni prinderit gjalle, duajini mbajini afer, respektojini dhe jepini sa me shume dashuri. 

Si prindi nuk ka ne kete dynja. Te gjithe njerezit te lene, ndersa ai nuk te le kurre. 

Allahu i dashte, i udhezofte dhe i meshirofte prinderit tane. Amin.

Comments