Shqiptarizmat e Marin Memes




















Nga Kliti Kote

Shqiptarizmat e Marin Memes

Kur degjoj Marin Memen me duket vetja sikur jam ne klasen e 5 fillore, ne oren e historise. Histori mitesh dhe perrallash mitike, nacional-komuniste. Histori qe e hane vetem te gjoret femije, ose njerez naive apo te tjere me nivel inteligjence nen mesataren.


Marin Mema nuk flet per historine shkencerisht, por mitikisht.
Marin Mema genjen kur thote se e kemi trashegimi nga te paret apo nga Zoti, token ku jetojne shqiptaret sot edhe jashte kufijeve te Shqiperise. Ate cfare e kemi trashegimi e kemi nga Perandorise Otomane.
Marin Mema nuk e thote te verteten pse fuqite perendimore na coptuan ne shqiptareve ne kaq shume copa - e vertete e cila lidhet me identitetin tone islam dhe Perandorine Otomane.


Marin Mema eshte nje 'palaco' qe nxit urrejtje dhe nacionalizma te semura ne Ballkan si shume te tjere palaco greke dhe serbe. Puna e tij duke shkuar ne cdo cep ku flitet shqip vlen per tu respektuar, por transmetimi qe i ben punes se tij dhe historise le per te deshiruar.
Marin Mema nuk flet me arkiva por genjen me mitet nacional-katolike.
Marin Mema nuk tregon qe adashi i tij Marin Barleti shkruan se Skenderbeu ishte vrasesi i 600 mije shqiptareve muslimane, qe Noli apo te tjera figura te ''ndritura'' e konsiderojne atlet te krishterimit. Nuk tregon se ne Vatikan ka plot dokumenta qe tregojne se ai ka luftuar per Krisht dhe jo per Shqiptari. Jo me kot edhe Papa e vlereson shpesh figuren e tij.


Marini patrioti im nga Kolonja dhe Berati, ne videon e meposhtme shfaqet me nuanca turkofobie, ku sulmon turqit pse nuk njohin shqiptaret ne Turqi, nderkohe qe komuniteti i arnautve atje eshte me i privilegjuari.


-Turqit i njohin shume mire Marin, ka nje respekt te madh nga turqit per arnautet. Ne jemi nje popull me ta, jemi vellezer, kemi te njejtin gjak, te njejtat zakone, tradita, te njejten fe. 
Une kam qene vete ne Turqi disa here. Eshte nder dhe krenari kur ju thua turqve jam arnaut. Fjala e pare qe degjon nga ata eshte 'brother', vella. Por ti Marin takon vetem arnautet aty, nuk te bie rasti te takosh turq apo intelektuale, historiane turq, sepse ke fobi nga ata per shkak te nacionalizmit tend te semure katoliko-komunist.


Marin Mema perpara se te beje reklama anti-turke, te hedhi syte njehere nga Napoleon Zerva dhe Sllobodan Milloshevici sepse i ka edhe me te fresket si figura. Turqit erdhen dhe i moren me anije camet nga Preveza per t'i derguar ne Izmir e per t'i shpetuar jeten. Turqit i hapen dyert dhe i moren ne Turqi kosovaret gjate luftes me Serbine, biles me shume kosovare dhe came iken ne Turqi sesa ne Shqiperi. Ishin Turqit qe na shpetuan ne vitin e erret 97' nga pushtimi grek. Jane turqit i vetmi popull ne bote i cili na quan dhe na konsideron popull vella, asnje tjeter. Marini kur numuron 6 milione shqiptaret ne Turqi, atehere duhet ta kuptoje arsyen e ketij numri kaq te madh ne ate vend, mos te flasi brockulla turkofobe te gojes se Edurat Ndocajt me shoke.


-Marin duhet te dish dicka vella - sado qe te lodhesh me shqiptarizma dhe nacionalizma, ka dicka me te madhe se shqiptarizmi dhe nacionalizmat. Ai eshte Islami. Sado t'i genjesh njerzit apo muslimanet, ti dhe kushdo tjeter qe i perket fese nacionaliste, dije se ne jemi feja e vertete, feja e vertete e argumentit, e faktit, e besimit dhe e librit. Feja sekulariste e nacionalizmit eshte nje fe e cila na percau ne muslimaneve. Ne nuk besojme mite abi, me vjen keq. Ne besojme Allahun.



Comments