Turkofobia e Ben Blushit dhe Top Channel


Kazani i Top Channel me ne krye islamofobin Ben Blushi kane nisur nje fushate turkofobie dhe islamofobie per luften qe po zhvillon ushtria turke kunder terroristeve-kurd ne veri te Sirise. Cdo dite shoh dhe lexoj fake news qe kalojne kufijte e imagjinates. Lajme me vrasje, masakrime femijesh dhe perdhunime femrash. Keto ne fakt bien ndesh me videot e pafundme qe qarkullojne ne rrjet e qe deshmojne cfare po ndodh realisht ne veri te Sirise. Dicka e cila ne te vertete ngjason me shume me nderhyrjen e Nato-s ne Kosove, sesa me perrallat fake.
Eshte shume e qarte ajo qe po ndodh ne veri te Sirise dhe kete e kupton fare mire cdo njeri apo musliman qe di sadopak nga historia e Perandorise Osmane apo shtetit pushtues te Izraelit. Ato foto te presidentit Erdogan ne OKB, ku shteti okupator i Izraelit shfaqej vetem duke u zgjeruar nuk ishin thjeshte foto...
Per me teper vete ushtria turke ka mijra kurd, vete gruaja e presidentit Erdogan eshte kurde, shteti i Turqise ka qindra e mijra kurd te cilet jane pjese e administrates ne poste te larta. Ne Turqi jetojne rreth 20 milione kurd, te cilet jane nje prej shtyllave te shtetit turk, qe e mbajne ate ne kembe.
Sigurisht qe nje televizion i shitur totalisht ne interesa dhe servilizma pushtanike dhe sorosiste nuk mund te bente gje tjeter vecse te shpifte - me fake news te sponsorizuara nga Izraeli dhe perendimi - ne kete moment kaq historik edhe delikat. Kjo vjen per shkak se ky televizion drejtohet sot nga nje islamofob radikal sic eshte Ben Blushi, i cili ka shkrime, analiza dhe libra te shkruara plot e perplot kunder Islamit.
Ben Blushi kur shkonim tek Libra i lepihej nje e nga nje njerezve per 1 vote, ndersa tani i lepihet pushtetit larte e me larte. Me kujtohet qe sa here flisnim me te as qe donte t'ja dinte per asgje vetem per numer votash dhe votuesish. Programin e kishte thjeshte nje cope letre qe pasi te vinte ne pushtet do ta perdorte si leter higjenike - njesoj si te gjithe politikanet e rangut dhe kohes se tij. Mos te flasim per intrigat e tjera dhe ngjyrimet roze te partise.
Imagjinoni pak ne ''duart'' e kujt eshte Top Channel - Ne ''duart'' e atij njeriu i cili krijoi per 6 muaj nje parti ''kukull te kurdisur'', qe nuk u mor vesh per cfare u krijua, si u krijua dhe pse u krijua. Nje parti qe ashtu si lindi, vdiq. Nje parti pazaresh. Njerezit aty ishin te etur per pazare dhe per pushtet. Ishte e vetmja teme qe diskutohej. E njejte si cdo parti tjeter, pa asnje ideal. E njejte me kryetarin e saj Ben Blushi qe sapo humbi ne garen zgjedhore, shkoi prap aty ku ishte, ne krye te servilizmit pushtanik. Duke deshmuar keshtu fytyren e tij te vertete.
I njejte si Top Channel sot, pa asnje ideal dhe servil.

Comments