Republika Katolike e Shqiperise: prezantimi i kartmonedhave te reja


Nga Kliti Kote
Republika Katolike e Shqiperise
Prezantimi i kartmonedhave te reja shqiptare ishte nje nga lajmet i cili qarkulloi ditet e fundit duke ngjallur interes te madh ne popullin tone te varfer, ku shume njerez ketu i shohin me teleskop dhe endje ato letra me vlere. Ajo cka te ben me shume pershtypje ne keto kartmonedha eshte perdorimi i figurave katolike, konkretisht ne kartmonedhen 1000 leke dhe 5000 leke. Figura e kartmonedhes 1000 leke eshte Pjeter Bogdani, nje prift katolik. Figura e kartmonedhes 5000 leke eshte Gjergj Kastrioti Skenderbeu hero i Vatikanit, atlet i krishterimit, katolicizmit dhe vrasesi i 600 mije muslimaneve te pafajshem(ref. Marin Barleti, Historia e Skenderbeut). Nese shohim kartmonedhat e tjera, aty do te gjejme edhe figura si Ismail Qemali apo Naim Frasheri, te cilat mund t’i quajme me karakter musliman, por ajo qe me ben pershtypje eshte simbolika, provokacioni dhe paturpesia e kesaj ”Republike Katolike” e cila vendos ne kartmonedhen 500 leke Ismail Qemalin dhe 1000 leke Pjeter Bogdanin.
Duke i dhene me shume vlere nje prifti katolik si Pjetri, apo nje mbreti mitik me karakter nacionalist, me emrin Gent, perpara themeluesit te shtetit shqiptar Ismail Bej Vlores kjo eshte qesharake. Cfare duan keto figura katolike anti-islame ne kartmonedhat shqiptare, nderkohe qe jemi nje popull me shumice muslimane ? A nuk ka figura laike te cilat mund te vendosen aty ? A nuk eshte ky nje provokim, nje ofendim, nje kryqezim simbolik i botes islame ne Shqiperi ? A nuk eshte kjo nje shkelje e laicizmit duke ditur se jemi nje shtet laik ? Skenderbeu si hero kombetar i rilindjes dhe nacional-komunizmit eshte i justifikueshem, ama Pjeter Bogdani eshte nje turp i madh.
Deislamizimi i ketij populli qe prej renies se Perandorise Otomane dhe Kalifatit Islamik, pra ”Vatikanit te muslimaneve” po kryhet me te gjitha menyrat dhe format e mundshme. Nga nje ane historia mitike e manipuluar, nga ana tjeter varferia, skamja, burgosja e muslimaneve, islamofobia, kartmonedhat, simbolikat, fshirja e islamit nga politika etj etj.
Ardhja ne pushtet e katolikut Edi Rama dhe qeverise se tij katolike, e cila pasoi shume shpejt me ardhjen e Papa Franceskut ne Tirane me 21 shtator 2014, ishte nje nga treguesit e axhendes se Vatikanit per katolicizimin e Shqiperise. Ky ishte nje nga sinjalet urdheruese per t’i treguar shqiptareve rrugen qe duhet te ndjekin tani e tutje, pra rrugen larg Islamit. Ardhja e Papes asokohe, dukej si riardhja e Jezu Krishtit apo ardhja e ndonje profeti i cili me shpalljen e tij hyjnore do ndryshonte gjithcka. Papa trajtohej kudo ne media dhe popull, si njeriu me i shenjte, me i mire ne bote, i cili bashke me shenjterine e tij, do te shenjteronte edhe kete popull te mjere, te prapambetur, te lodhur e te pushtuar nga ”demoni” islamik. Kudo propagandohej se feja e shqiptarit nuk eshte Islami, por Europa. Papa pra, sebashku me Vatikanin, i cili dje dhe sot eshte i rrethuar nga skandale seksuale dhe pedofilie, skandale historike te masakrave dhe torturave, erdhi ketu per t’na treguar se shume shpejt ky popull, kjo toke do te jete katolike dhe se Islami nuk ka vend ketu. Papa dhe axhenda e tij na treguan sot dhe dje, se heronjte tane jane vetem ata katolike si Skenderbeu dhe Nana Tereze e jo ata muslimane.
Njesoj sic ka ndodhur shenjterimi shqiptaresk, pa dallim fetar, me ngritjen ne piedestal te Nanes Tereze, duke pasuar keshtu zhdukjen e koloseve dhe dijetareve te medhenj islamik shqiptare, si Shejh Albani dhe Shejh Arnauti nga tradita historike, krenare e ketij populli, njesoj do te vazhdoje shenjterimi katolik dhe sulmi per asimilimin dhe zhdukjen e Islamit ne Shqiperi.

Comments